DAP: Qytetarët ta ndërrojnë transaksionin nga Eurostandard banka në aplikacionin TVSH-jaIme me llogari valide

Must Read

Urim nga Mickoski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të boshnjakëve

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dërgoi urim me rastin e 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve.

Jeton Shaqiri në paraqitjen e parë si ministër premtoi sistematizim të administratorëve

Shkurtim i institucioneve shtetërore, integrim i uebfaqeve të Qeverisë dhe ministrive në një platformë duke u integruar...

Qeveria e Kosovës formon Zyrë për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës sot vendosi të formojë Zyrë për mbështetjen e banorëve të Luginës së Preshevës, njofton...
- Advertisement -

Drejtoria për të ardhura publike (DAP) apelon deri tek qytetarët të cilët në aplikacionin TVSH-jaIme kanë të evidentuar llogari të transaksionit nga Eurostandard Banka, të bëjnë ndryshim me vendosjen e llogarisë valide të transaksionit, me qëllim të pagesës së mjeteve nga kthimi i TVSH-së për personat fizikë.

“Ndryshimi i llogarisë së transaksionit në aplikacionin TVSH-jaIme kryhet në këtë mënyrë: kyçuni në aplikacionin TVSH-jaIme dhe në pjesën e poshtme të ekranit e zgjidhni dritaren ‘profil’, më pa në pjesën e llogarisë së transaksionit futeni llogarinë tuaj të re të transaksionit. Këtë ndryshim duhet ta konfirmoni me fjalëkalim të cilin e shfrytëzoni për tu kyçur në E-PDD, më pas e zgjidhni butonin ‘ruaj’ dhe Llogaria juaj e transaksionit është ndryshuar”, sqaron DAP.

- Advertisement -

Drejtoria bën thirrje që këtë ndryshim ta bëjnë edhe të gjithë shfrytëzuesit e TVSH-jaIme të cilët kanë futur llogari të gabuar të transaksionit.

“Të dhënat e sakta të futura në aplikacionin TVSH-jaIme janë bazë për pagesën e kthimit të TVSH-së për të gjithë qytetarët të cilët e shfrytëzojnë aplikacionin dhe skenojnë llogari fiskale”, qëndron në kumtesën e DAP-it.

- Advertisement -

Urim nga Mickoski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të boshnjakëve

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dërgoi urim me rastin e 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve. “Më lejoni në...

Jeton Shaqiri në paraqitjen e parë si ministër premtoi sistematizim të administratorëve

Shkurtim i institucioneve shtetërore, integrim i uebfaqeve të Qeverisë dhe ministrive në një platformë duke u integruar edhe me e-Shërbime, trasferimi i...

Qeveria e Kosovës formon Zyrë për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës sot vendosi të formojë Zyrë për mbështetjen e banorëve të Luginës së Preshevës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kryemadhi: Përballja me Kovid-19 në shkollat shqiptare kërkon masa konkrete, e jo propagandë të Qeverisë

Liderja e partisë së tretë më të madhe opozitare në Shqipëri, Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila me profesion është...

Çmimet e derivateve të naftës mbesin të pandryshuara

mimet e derivateve të naftës mbeten të njëjta gjatë shtatë ditëve të ardhshme. Do të rritet vetëm çmimi i mazutit, vendosi sot...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -