Tre kompani kanë tentuar të tërheqin të holla nga Drejtoria për të Ardhura Publike përmes faturave fiktive. Janë regjistruar se kryejnë shitblerje të derivateve të naftës, e nuk kanë poseduar as licenca, as nuk kanë patur të punësuar, e as që kanë poseduar pompa të derivateve. Siç njoftoi Llukarevska, kur kanë filluar kontrollet nga DAP, kompanitë kanë kaluar në pronësi të shtetasve nga Kroacia dhe Kosova. Bëhet fjalë për tre obligues tatimor dhe pesë furnizues.
“Kryesisht bëhet fjalë për obligues tatimor të cilët që nga themelimi si persona juridik në Regjistrin Qendror janë regjistruar si tregtarë me naftë dhe derivate të naftës me shumicë dhe pakicë dhe obligues i cili ka ndërprerë veprimtarinë fillestare për të cilën është regjistruar, por ka vazhduar të merret me tregëti me derivate të naftës. Një pjesë e tyre në Regjistrin Qendror kanë kryer ndryshim të emrit dhe adresës. E përbashkët është ajo që në moment kritik kanë kryer ndryshim të strukturës menaxhuese dhe pronësore, me çka pronarë të rinjë paraqiten shtetas të huaj”, theksoi Sanja Llukarevska – Drejtoreshë e DAP.
Drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska, tha se buxheti nuk është dëmtuar fare sepse nuk është miratuar pagesa e TVSH-së, e përpjekjet që nga buxheti i shtetit të meren 160,117,122 deenarë, kanë qenë të pasuksesshme. Te rasti i parë dhe i tretë, para se të ndryshohet pronësia, pronari fillimisht ka ndryshuar mbiemrin. Kur DAP ka kryer kontroll në adresë, kanë konstatuar se bëhet fjalë për adresë fiktive gjegjësisht se aty gjendet një shtëpi e vjetër familjare. Gjithashtu i njejti ka fshirë të gjithë evidencën e kontabilitetit dhe ka ikur. Edhe te rasti i dytë kemi të bëjmë me ndryshim të adresës dhe pronësisë. Këtu pronësia e re paraqitet nga Kosova ndërsa edhe pas ndërprerjes së kryerjes së lëmisë, përsëri vazhdon me tregti me derivate të naftës.
Nga DAP dyshojnë se bëhet fjalë për një skemë mirë e organizuar për dhënie dhe pranim të faturave fiktive dhe mashtrim me ligjin. Të gjitha dëshmitë e mbledhura janë dorëzuar deri te Prokuroria Publike, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia Financiare. Siç njoftoi Llukarevska, kompanitë janë nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës.
