DAP: Fundjava pa TVSH e suksesshme, rritet qarkullimi i prodhimeve vendore

Must Read

Termine dhe hapësira shtesë për testime të Covid-19, Karaxhoski: Do të bëhen deri në 2000 teste në ditë

Kryetari i Komisionit për sëmundje infektive Zharko Karaxhoski informoi për rritjen e kapaciteteve të testimeve në nivel...

Rritet numri i të infketuarve, Ministria e Shëndetësisë do të rrisë kapacitetet e Covid-qendrave

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi rritje të kapacitetit të spitaleve, ku duhet të  trajtohen pacientët pozitiv...

Fatmir Bytyqi: “Përkrahje financiare për 48 kompani që kanë investuar në kohë krize”

Gjithsej 48 kompani vendase, deri në fund të vitit do të fitojnë përkrahje financiare për investimet e...

Drejtoria për të Ardhura Publike e përmbylli Fundjavën e parë pa TVSH përmes së cilës qytetarët kanë mundur të realizojnë kthimin e vlerës së plotë të TVSH-së për prodhimet dhe shërbimet  e blera vendore dhe pajisjes kompjuterike.

“Në 10, 11 dhe 12 tetor të vitit 2020, gjithsej 204 088 qytetarë kanë blerë prodhime dhe shërbime vendore si dhe  pajisje kompjuterike dhe kuponët e lëshuar  fiskal i kanë skenuar përmes aplikimit TVSH-ja ime. Në Fundjavën pa TVSH është realizuar qarkullim prej 558.176.715 denarë me çfarë qytetarët do të realizojnë kthim të TVSH-së në vlerë prej  66.853.929 denarë”, bëri të ditur Drejtoria për të Ardhura Publike.

Nga DAPi theksojnë se paratë do t’ua paguajë qytetarëve në llogaritë të tyre të transaksionit në afat prej 15 ditëve nga dita e fundit e skenimit të kuponëve fiskalë.

“Nga analizat dhe krahasimet që i ka bërë Drejtoria për të Ardhura Publike konsumi i prodhimeve vendore në këtë Fundjavë pa TVSH në krahasim me konsumin të prodhimeve të njëjta në fundjavat e kaluara në muajin e njëjtë është për 2,2 herë më i madh”, theksojnë nga DAP-i.

Sipas të dhënave të skenuara janë tre herë më shumë kuponë fiskalë dhe është realizuar edhe 9,5 herë qarkullim më i madh të prodhimeve vendore këtë fundjavë  lidhur me fundjavën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Masa e parë nga seti i katërt të masave antikrizë që i miratoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut filloi pikërisht me masën ‘Fundjavë pa TVSH’ të cilën e zbaton Drejtoria për të Ardhura Publike. Rezultatet nga kjo masë janë më se të suksesshme sepse do të thotë më shumë para mbrapa te qytetarët, përforcim të buxhetit vendor dhe njëkohësisht rritje të konsumit të prodhimeve dhe shërbimeve vendore. Nxitja e qarkullimit te kompanitë vendore është mbështetja në kushte të krizës, e cila ndikon edhe në përmirësimin e likuiditetit të kompanive”, vlerësojnë nga Drejtoria për të Ardhura Publike. 

Termine dhe hapësira shtesë për testime të Covid-19, Karaxhoski: Do të bëhen deri në 2000 teste në ditë

Kryetari i Komisionit për sëmundje infektive Zharko Karaxhoski informoi për rritjen e kapaciteteve të testimeve në nivel ditor. Ai tha se nëse...

Rritet numri i të infketuarve, Ministria e Shëndetësisë do të rrisë kapacitetet e Covid-qendrave

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi rritje të kapacitetit të spitaleve, ku duhet të  trajtohen pacientët pozitiv me Covid-19. Ai tha se...

Fatmir Bytyqi: “Përkrahje financiare për 48 kompani që kanë investuar në kohë krize”

Gjithsej 48 kompani vendase, deri në fund të vitit do të fitojnë përkrahje financiare për investimet e bëra në kohë krize, në...

Vdiq aktori i njohur, Shkëlzen Rraci

Ka vdekur sot në moshën 44 vjeçare aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar aktori Xhalal Haliti....

Papritur ndërroi jetë nënkryetari i Bundestagut

Nënkryetari i Bundestagut gjerman, Tomas Operman ndërroi jetë papritur, pasi që mbrëmë iu përkeqësua gjendja gjatë një xhirimi për televizionin ZDF.

More Articles Like This