Danimarka do të vendosë ndalesë për hyrje për udhëtarët nga e gjithë bota, në mënyrë që të kufizojë përhapjen e koronavirusit, përveç në raste të justifikuara dhe me test negativ jo më të vjetër se 24 orë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Jepe Kofod.
Rastet e justifikuara janë ato në të cilat një person punon ose ka një familje në Danimarkë, raporton Si-En-En.
Duke filluar nga nesër, autoritetet daneze i këshillojnë gjithashtu qytetarët të shmangin udhëtimet jashtë vendit.
Sipas rregulloreve të reja, shtetasit danezë që janë infektuar jashtë nuk do të kenë mundësi të kthehen në vendin e tyre me aeroplan.
Kufizimet e reja do të qëndrojnë në fuqi deri më 17 janar.
