Danezët e vlerësojnë shumë ndeshjen me Shqipërinë

TË FUNDIT

Ekipi përfaqësues i Danimarkës do te nisi me 30 gusht përgatitjet për ndeshjet me Shqipërinë dhe Armeninë, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Trajneri i përfaqësueses, Morten Olsen, gjatë një konference për mediat është shprehur se nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj përfaqësueses shqiptare.

“Do të jenë dy takime shumë të rëndësishme, pasi Shqipëria është një rival direkt për vendin e dytë. Ata kanë një ndeshje më pak se ne, ndaj ne duhet të japim maksimumin për të marrë fitoren”, ka deklaruar Olsen.

“Në ndeshjen e parë shqiptaret na vunë në vështirësi dhe nuk janë rastësisht në garë për në Europian, por ne e kemi te qarte objektivin tonë. Gjithashtu edhe ndaj Armenisë vuajtëm në sfidën e parë. Vërtet qe ata janë jashtë gare për kualifikimin, por janë një skuadër shumë e mirë”, ka theksuar ai.