Kryetarja aktuale e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Danela Arsovska do të jetë kandidate e pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit. Këtë informacion e bëri të ditur Arsovska në rrjetin social Facebook, transmeton TV21.
Nëpërmjet një shkrimi dhe video të publikuar, Arsovska ka kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të cilët duan ndryshim.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17 tetor të këtij viti./TV21
