Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar se Marrëveshja e Prespës është në rrugën e duhur të implementimit, edhe pse pranoi se gjatë pandemisë dhe me ndryshimin e përbërjes së komisionit historik-arsimor të Greqisë, është ngadalësuar ritmi i punimeve.
Ka njoftuar, se në nivel javor grupi i punës në kuadër të MPJ-së raporton për pikat që kanë përfunduar, ndërkaq ka shtuar, se dallimet që u shpërfaqën në futboll, nuk mund të minojnë partneritetin strategjik mes Shkupit dhe Athinës.
“Me marrëveshjen e Prespës, pavarësisht se me futbollin u paraqitën dallime të caktuara, nuk kanë potencial që partneriteti strategjik që është ndërtuar me Greqinë, të mund të minohet”, tha Osmani, transmeton TV21.
