Dy orë e gjysmë zgjati takimi mes përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski. Në takim i bisedua për vërejtjet e partisë opozitare rreth propozim-ligjit për regjistrimin e popullsisë. Grupet kanë arritur në disa përafrime të qëndrimeve, pasi drejtori Simovski tha se një pjesë të vërejtjeve mund të ndryshohen, ndërsa një pjesë të tyre do të duhet edhe njëherë të shqyrtohet.
“Jemi të gatshëm që të vendosim një pjesë të metodologjisë në ligj, kategorinë e popullsisë rezidente apo popullsisë së përgjithshme, kategori që e interpretojnë në mënyra të ndryshme, në ligj t’i vendosim gjërat për të cilat do të mblidhen të dhëna, si dhe disa elemente tjera që ti definojmë të gjitha terma që janë përfshirë në këtë ligj”, deklaroi Apostol Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistikë.
Simovski pret që ligji të miratohet nga fundi i gushtit ose në fillim të shtatorit.
Nga ana tjetër deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski tha se gjatë takimit nuk kanë marrë përgjigje përfundimtare për kërkesat e tyre, ndërsa pret që në takimin e ardhshëm nëse qeveria do të pranojë kërkesat dhe vërejtjet e VMRO-DPMNE-së që sipas tyre janë sipas kritereve të Eurostat dhe BE.
“Ne edhe sot edhe herën e kaluar përmes deklaratave tona si parti ishim të qëndrimit dhe vlerësojmë se më mirë është që të kemi regjistrim të përgatitur dhe i njëjti të jetë të realizohet 2021 , por nëse sigurojmë garanci në bazë të teksteve ligjore dhe nga institucionet që duhet të zbatojnë regjistrimin, gjithsesi se jemi të gatshëm të bisedojmë edhe për opsionin që në 2020 të ketë regjistrim të popullsisë”, theksoi Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Takimi i radhës do të jetë mbas 10 ditësh me konkluzione dhe në bazë të saj do të vendos nëse do të mbështesë propozimin ligjin për regjistrimin e popullsisë, por Dimovski shprehet se është shumë më rëndësi që ligji të jetë cilësor për regjistrim të suksesshëm.
Përgatiti: Valmira Zendeli
