Dalipi: S’jam kukull e askujt, kam hyrë në garë si Arsim Dalipi! Qyra: Unë kam blerë në Strugë, Ohër dhe Shkup, dhe do të vazhdoj të blejë

TË FUNDIT

Në Hajde Flasim në TV21. Arsim Dalipi iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, që siç tha nuk është lodër e askujt, në garë është future si Arsim Dalipi dhe se kështu do jetë edhe kur të bëhet kryetar komune.

“Ta bëjmë qartë njëherë e mirë. Unë jam Arsim Dalipi dhe nuk jam kullë apo lodër e askujt dhe i kam hyrë në këtë garë si Arsim Dalipi, me mbështetjen e qytetareve që do ta dëshmojnë më 19 tetor. Dhe kur do të jem edhe kryetar komune, unë do të jem Arsim Dalipi, kryetar komune dhe askush tjetër. Ta kenë qartë gjithë opinioni. Dhe këto propaganda të ulëta nuk u ngjajnë”, tha Dalipi.

Ndërsa përgjigja e Mendi Qyrës për qytetarët ishte se, ka blerë në Ohër e Shkup, por investimin më të madh e bën në Strugë, por siç tha, tani ka lënë anash gjithçka për të menaxhuar me Strugën.

Unë e kam ble edhe në Ohër, e kam ble edhe në Shkup, po nuk janë gjysma. Vazhdoj të blej sepse kompania është e etabluar, por unë tani kam lënë gjithçka anash. Jam vendosur të menaxhoj Strugën“.

Jeni me parat tuaja?

“Sigurisht me parat e mia”.

Me çfarë keni fituar?

“E kam bërë me djers, me sakrificë. Të gjitha investimet, gjithë përfitimet që i bëj i investoj në Strugë. Unë përfitimet i kam edhe nga Shkupi edhe nga Ohri, por investimet i bëj në Strugë, sepse është vendi im, qyteti im, që e dua më së shumti, për të cilin edhe jam kandiduar ta drejtoj ose të bëj më të mirën për të”.