Është publikuar fotosesioni i dasmës së këngëtares së njohur, Dafina Zeqiri e cila i ka dhënë fund beqarisë javën e kaluar me Kreshnik Gjergjin.
Me pamje nga natyra dhe thjeshtësia duke çifti i ri Dafina & Kreshnik, në fotografitë e publikuara nga vetë këngëtarja.
“Një përrallë ” shkroi krahas publikimit i cili mori pëlqime e komente të shumta nga fansat.
Kjo dasmë është cilësuar si dasma e vitit nga fansat e saj, ku nuk ka munguar edhe pjesëmarrja e VIP-ve siç janë: Ylli Limani, Festa Qoqaj, 2 Ton, Emina Cunmulaj, Remzie Osmani, nëna e Rita Orës, e shumë artistë të tjerë nga Shqipëria e Kosova. Por që nuk munguan edhe pjesëtarë edhe nga Qeveria, të pranishëm ishin edhe ministri i Bujqësisë Faton Peci dhe ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. /21Media