Dag Emhof, Zotëria i dytë, i pari në historinë e SHBA-së

TË FUNDIT

Burri i zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris, Dag Emhof, u bë zyrtarisht Zotëria i dytë sot, për herë të parë në historinë e SHBA-së.

Bashkëshortja e zëvendëspresidentit të SHBA-së zakonisht e mban titullin Zonja e Dytë, por për shkak se në këtë pozitë është një grua për herë të parë në histori, burri i saj e mori titullin e Zotërisë së dytë.

Sipas CNN, kjo është edhe një gjë tjetër për të cilën Harris hyri në histori, përveç që ishte gruaja e parë në pozicionin e nënkryetares, por edhe gruaja e parë afro-amerikane në atë pozitë.

Emhof, ndryshe avokat i suksesshëm, u martua me Kamala Harris në vitin 2014 ndërsa shërbente si kryeprokuror në Kaliforni.

Ai deklaroi se është Zotëria i dytë, i pari në histori, por nuk dëshiron të jetë i fundit.