Dafina ndryshon sërish
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri me fotografitë që po publikon vazhdimisht në rrjetin social Instagram, po tërheq vëmendjen me stile të ndryshme të flokëve.
Ajo nuk heziton asnjëherë që të bëjë eksperimente me dukjen e saj, si për projekte të reja muzikore, paraqitje në koncerte ashtu edhe në jetën e përditshme, shkruan rtv21.tv
Dafina sot postoi fotografi dhe video në instastory me ndryshimin e radhës. Ajo i ka prerë flokët shumë të shkurtra.
Ndryshe, “Desole por favor” është projekti i fundit muzikor nga Dafina në bashkëpunim me DJ Hamida dhe Aymane Serhani. Kënga ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube./21Media
.
