Dafina Zeqiri paralajmëron projektin e radhës

TË FUNDIT

Para disa ditëve solli këngën “Më fal” në bashkëpunim me reperin Majk, mirëpo këngëtarja Dafina Zeqiri ka gati për publikim një tjetër projekt.

Këngëtarja ka paralajmëruar fansat e saj se nesër në ora 19:00 do të publikojë një projekt të ri.

“Alo? Po! Nesër del në orën 19:00!”, ka shkruar Dafina në Instagram, krahas fotografive nga xhirimet e videoklipit të këngës së re.

Majk dhe Dafina Zeqiri, më 13 janar sollën bashkëpunimin e tyre të parë. Deri tani ky projekt muzikor ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube./21Media