Dafina Zeqiri me urim special për Atifete Jahjagën: Tezja e Daskanit, të duam shumë!

TË FUNDIT

Artistja e njohur, Dafina Zeqiri, ka zgjedhur fjalë të veçanta për të uruar ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën gëzon një miqësi të ngushtë prej vitesh.

Përmes një postimi në InstaStory, këngëtarja ndau një fotografi krah Jahjagës, shoqëruar me një mesazh plot ngrohtësi dhe dashuri.

“Urime ditëlindjen mikja ime më e mirë, tezja e Daskanit! Inspirim! Të duam shumë,” ka shkruar Dafina në urimin e saj.

Ky postim rikonfirmon edhe një herë raportin e afërt miqësor dhe familjar që dyshja mban mes vete. Dafina Zeqiri shpeshherë ka shprehur vlerësimin e saj për ish-presidenten, duke e konsideruar atë si një pikë referimi dhe frymëzimi.