Çulev: SPB Shkup ka vepruar pas publikimit të videos “Ryshfet i organizuar i votuesve nga strukturat e MPB dhe deputetë të LSDM-së”

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

SPB Shkup në bashkëveprim me nëpunësit policorë nga Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale në koordinim me PTHP, e identifikoi personin nga videoja e publikuar me titull “Ryshfet i organizuar i votuesve nga strukturat e MPB dhe deputetët e LSDM-së”. Është konfirmuar se bëhet fjalë për personin SH.E nga Shkupi i punësuar në Sektorin për shërbime administrative në MPB, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në Fejsbuk.

“Në rajonin e Komunës së Shuto Orizarit në afërsi të komunës ai ka kryer aktivitet të përshtatshëm me një grup qytetarësh me nacionalitet romë”, njoftoi ministri për veprimin në SPB Shkup bazuar në videon e publikuar, duke theksuar se MPB merr masat e duhura për të zbuluar dhe sanksionuar të gjitha format e ryshfeti zgjedhor dhe presionin ndaj votuesve.

- Advertisement -

Siç potencon Çulev në publikim, policia e SPB Shkup ka kryer bisedë me SH.E dhe është bërë kontroll në shtëpinë e tij për shkak zbulimit të dëshmive nga lënda vepër penale e nenit 162 “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”.

Sektori për Punë të Brendshme nga Shkupi në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike do të vazhdojnë të ndërmarrin masa dhe aktivitete të mëtutjeshme në mënyrë që të dokumentojnë plotësisht pretendimet dhe provat e ngjarjes kriminale, shton Çulev, dhe pas tyre do të dorëzohet parashtresë përkatëse në PTHP Shkup./MIA

- Advertisement -

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -