Cristiano Ronaldo për Ligën Saudite: Ka shumë gjëra të këqija

TË FUNDIT

Futbollisti i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, ka paralajmëruar se do të flasë hapur për problemet në Ligën Saudite pas përfundimit të sezonit.

Portugezi vlerëson se liga duhet të synojë konkurrencën me garat evropiane, por për këtë, sipas tij, fillimisht duhet të zgjidhen problemet ekzistuese.

“Do të flas në fund të sezonit, sepse shoh shumë gjëra të këqija. Shumë lojtarë ankohen për gjyqtarët, ligën dhe projektin. Mendoj se kjo është e gabuar dhe nuk përputhet me objektivat e ligës. Duhet të japim shembull jo vetëm këtu, por edhe në Evropë, nëse duam të konkurrojmë për të qenë një nga ligat më të mira në botë. Duhet ta ndalim këtë, të analizojmë situatën dhe të bisedojmë me drejtuesit e ligës, sepse për mua kjo nuk është më futboll”, citohet Ronaldo nga Record.

Cristiano Ronaldo është fitues i pesëfishtë i Ballon d’Or. 41-vjeçari luan për Al-Nassr që nga viti 2023, periudhë gjatë së cilës ka realizuar 120 gola në 137 ndeshje.