“Duhet të kërkosh futbollistë më të rinj, që kanë më shumë uri. Cristiano sigurisht që i jep skuadrës, por nuk është ai i 15 viteve më parë”.
Kështu u shpreh Wayne Rooney, legjenda e Manchester United, në “Monday Night Football”, duke folur për ish-shokun e tij të skuadrës përgjatë 6 sezoneve.
Në këtë emision ishte i pranishëm edhe Jamie Carragher, ish-futbollist i Liverpool, i cili gjithashtu ishte kundër blerjes së 37-vjeçarit nga Manchester United.
“Bënë gabim që blenë Cristianon në verë dhe do të bëjnë edhe më shumë gabim nëse e mbajnë sezonin tjetër. Gjithmonë është kërcënim për kundërshtarët, por loja e ekipit ka nevojë që ai të japë më shumë”, tha Carragher.
Pas këtyre komenteve, erdhi përgjigjja e Cristiano Ronaldos në Instagram. Shumë shkurt, portugezi shkroi: “Jeni xhelozë…”.
Cristiano Ronaldo le contestó a Wayne Rooney en Instagram
— Blue (@BlueboyCR7) April 6, 2022
“Dos celosos” 👀
Factos #CR7𓃵 pic.twitter.com/aPwDbbEzjF
