Vetëm në një familje në Tetovë kanë ndërruar jetë tre anëtare, prindërit dhe e bija, ndërsa dje ndërroi jetë një 15 vjeçare, të cilës para disa ditësh i kishte vdekur nëna po nga virusi korona.
Mjekja Miranda Pajaziti nga Spitali i Tetovës duke shpjeguar se si erdhi deri tek vdekja e tre anëtarëve të të njëjtës familje, tha se kanë ndërruar jetë në shtëpi dhe kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.
“Pacientja më e re e moshës 36 vjeçare ka qenë me obezitet, sëmundje gjinekologjike dhe sëmundje tjera shoqëruese. Gjithashtu edhe prindërit i ka pasur me sëmundje të rënda, prindi ka qenë me kancer në fazën terminale, ndërsa e ëma me kardiomiopati. Domethënë faktori gjenetik luan rol shumë të madh në këtë drejtim.” – Mjekja Miranda Pajaziti.
