COVID-19 në Kosovë: 51 raste të reja, gjithsej 561 të infektuar

TË FUNDIT

Instituti për shëndet publik i Kosovës (ISHPK) deklaroi se gjatë ditës së djeshme në vend janë konfirmuar 51 raste të reja, të cilët nga analizat e kryera rezultuan pozitiv me Kovid-19, me çka  numri zyrtar i të infektuarve në Kosovë arriti në 561.

Dje janë evidentuar edhe nëntë të shëruar nga sëmundja ngjitëse, në pajtim me metodat e caktuara nga OBSH-ja, me çka numri i personave të cilët e kaluan infektimin u rrit në 102.

Sipas kumtesës së djeshme nga ISHPK, dje në Laboratorin e tij për mikrobiologji molekulare janë testuar kapmione të 295 personave për të cilët ka ekzistuar dyshimi se janë bartës të mundshëm të koronavirusit. Numri i përgjithshëm i personave të testuar paraqet 4.656.

ISHPK dje kumtoi se, ditën e dytë me radhë, në vend nuk është regjistruar asnjë rast i ri i vdekjes nga Kovid-19, kështu që numri i viktimave në Kosovë mbetet 12./MIA