Covid-19 i merr jetën skenaristit të “The Simpsons”

TË FUNDIT

Marc Wilmore, skenaristi i njohur i “The Simpsons”, ka humbur betejën me COVID-19, në moshën 57 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur, vëllai i Marc, komediani Larry Wilmore.

“Vëllai im i ëmbël, Marc Edward Wilmore, vdiq natën e kaluar ndërsa luftonte me COVID-19 dhe për shumë gjëra të tjera shoqëruese”, shkroi Larry të hënën. “Vëllai im ishte shumë i butë, më qesharaku që kam njohur ndonjëherë. Të dua vëllai im i vogël”, ka shkruar ai në Twitter.

Sipas The Hollywood Reporter, Wilmore u diplomua në Cal Poly Pomona para se të bashkohej me stafin e “In Living Colour” në fillimin e viteve 1990. Në sezonin e fundit të shfaqjes nga 1993-1994, ai u shfaq si një anëtar i kastit që imitonte të famshmit.

Pasi u largua nga “In Living Colour”, Wilmore vazhdoi të punonte për “The Tonight Show me Jay Leno” dhe punoi në serialin e animuar të vëllait të tij “The PJs” në FOX.

Ylli amerikan shprehu karakterin e Walter Burkett, një nga shumë personazhet qesharakë që banonin në kompleksin e strehimit të drejtuar nga personazhi kryesor, sipas Deadline.

Marc fitoi një çmim ‘Emmy’ për shkak të punës së tij si producent në “The Simpsons” në 2008./21Media