Çmime marrëmendëse në dyshekë kualitativ, mbishtresa dysheku dhe shumë produkte tjera, VETËM PËR MUAJIN QERSHOR.
Gjumi është një nga shtyllat kryesore për shëndetin e njeriut. Që pjesa tjetër e ditës të jetë e relaksuar dhe produktive, është shumë e rëndësishme të flemë në një mjedis të pastër, të rehatshëm dhe të shëndetshëm. Rrjeti i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home ju ofron lloje të ndryshme të dyshekëve të dizajnuara nga ekspertë italianë dhe të prodhuar me teknologjinë më të avancuar të prodhimit për të përmbushur të gjitha nevojat e klientëve për të bërë një gjumë sa më të mirë.
Comodita Home si gjithnjë, për kënaqësinë e klientëve të saj ofron, ofertat më atraktive.
Ju keni mundësinë për të blerë tre dyshekë me çmimet më të mira në treg, tani, në muajin qershor.
· Comodita Soft është dyshek mesatarisht i butë, i përbërë nga shkuma Polyurethan, 3 shtresorë. Ky dyshek ofron mbështetje ideale për trupin tuaj pa marrë parasysh në çfarë pozicioni zgjidhni të flini.
· Comodita Memory i përbërë nga shumë shtresa duke ofruar mbështetje në 5 zona kyçe të trupit, nga koka e deri tek këmbët. Një inovacion i cili liron stresin e akumuluar gjatë gjithë ditës. Me dyshekun Comodita Memory ju mund të zgjidhni të flini në një dyshek të fortë apo të butë, vetëm duke rrotulluar atë.
· Comodita Dopio është dyshek i fortë i përbërë nga shkuma Polyurethan. Fortësia e tij do të mundësojë që eshtrat të pozicionohen drejtë, mundësojë lirimin e muskujve dhe lejon relaksimin e arterieve dhe venëve. Poashtu ndihmon edhe në qarkullimin e gjakut.
Pjesët anësore të dyshekëve të Comodita Home ndihmojnë që të largojnë ajrin e lagësht nga dysheku dhe fusin ajrin e freskët brenda.
Shumëllojshmëria e produkteve në zbritje përfshin produktet e kuzhinës, gjumit dhe dhomës të ndenjës, banjos si dhe pajisje dhe produkte të ndryshme për fëmijë.
Vizitoni dyqanet Comodita Home dhe përfitoni nga ofertat e parezistueshme që vlejnë nga data 14 deri më 28 qershor.
