“CODA” shpallet filmi më i mirë i vitit në “Oscars 2022”

TË FUNDIT

Filmi “CODA” i prodhuar nga studio Apple Original Films me regji të Sian Heder është fituesi i edicionit të 94-të të çmimeve “Oscars”.

Në “CODA” trajtohet tema e një vajze adoleshente e cila e kalon jetën si anëtarja e vetme dëgjuese e një familjeje të shurdhër.

“CODA” është bërë filmi i tretë i një regjisoreje grua që fiton çmimin kryesor. Ai mundi konkurrencën nga filmat tjerë të suksesshëm, duke përfshirë “The Power of the Dog” dhe Belfast”./21Media