Kryeministri Dimitar Kovaçevski në prezantimin e 26 masave për ballafaqim me krizën ekonomike tha se Qeveria do të ulë TVSH-në ndaj derivateve të naftës nga 18 në 10 për qind, dhe do të ulë akcizë, në bazë të çmimit të bursës, përcjell TV21. Me këto masa, Kovaçevski tha se nafat çmimi i naftës pritet të ulet për 10,5 denarë, ndërsa ai i benzinës për 11,5 denarë.
“Dizeli në vend të 85,5 denarëve, do të zvogëlohej për 10,5 denarë dhe do të kushtonte 75 denarë. Benzina në vend të 91,5 denarëve, do të ulej për 11,5 denarë dhe do të kushtonte 80 denarë”, deklaroi Kovaçevski.
Ndryshe, Qeveria ka rekomanduar që të ndryshohet metodologjia e caktimit të çmimit të derivateve, respektivisht në vend të çdo jave, çmimi të ndryshojë në bazë ditore, varësisht prej ndryshimeve në bursën botërore./TV21
