“Çmimi i mishit të derrit Do të rritet deri 30%”, prodhuesit në Maqedoni kërkojnë heqjen e taksës doganore

TË FUNDIT

Grupi i prodhuesve dhe industrive të mishit përmes Odës Ekonomike i kanë kërkuar Qeverisë, më saktë zv/ministrit për çështje ekonomike Fatmir Bytyqit, zgjatjen e masës për heqjen e taksës doganore gjatë importit të mishit të derrit. Ndryshe thonë se do të ketë goditje të re, si rritje të çmimeve të produkteve të derrit për 20 deri në 30% dhe ulje të numrit të të punësuarve. Më shumë importohet mish nga vendet e jashtme se sa eksportohet për vendet e jashtme, shtojnë ata. Nga kabineti i Bytyqit thonë se kjo krizë i ka goditur të gjithë, por shtojnë se do t’i dëgjojnë të gjitha ankesat dhe kërkesat.

“Nuk kërkojmë ndihmë, nuk kërkojmë subvencione, kërkojmë njëjtësim të kushteve për biznes. Kjo masë për lirimin nga dogana na mundëson kushte të barabarta afaristëve, sikurse me prodhuesit e ngjashëm nga shtetet fqinje po ashtu edhe Evropë. Në periudhën e kaluar, katër vjeçare deri sa ka zgjatur kjo masë, gjegjësisht në një mënyrë njëjtësimi i kushteve të punës. Industria e mishit si pikë e parë nuk e prishi prodhimin vendor, nuk e prishi zhvillimin e prodhimit të fermave, përkundrazi derraria katër vitet e fundit ka shënuar rritje të vazhdueshme nga viti në vit”, tha Goce Trajçev – kryetar i Grupacionit të prodhuesve të mishit.