Inspektorati i tregut të shtunën ka kryer mbi 250 mbikëqyrje dhe kontrolle në territorin e tërë Maqedonisë, për të parë nëse respektohet vendimi i Qeverisë për çmimin e ngrirë të bukës prej 33 denarëve, përcjell TV21. Thonë se shumica e tregtarëve respektojnë vendimet e Qeverisë. Buka shitet nga 28 deri në 33 denarë,varësisht nga pesha dhe qyteti ku janë kryer mbikëqyrjet dhe kontrollet, ndërsa shitësit me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore në përgjithësi e respektojnë obligimin për prodhimin dhe nxjerrjen në treg të bukës që mbulohet me Vendimin e Qeverisë, në një sasi prej të paktën 80% të prodhimit të kësaj buke në muajin dhjetor 2022.
Aty ku janë konstatuar kundërvajtje janë shqiptuar gjithsej 6 urdhërpagesa për kundërvajtje në vlerë prej mbi 960.000 denarë. Inspektorët e ISHT-së do të vazhdojnë të jenë në terren dhe siç thonë, ata që nuk respektojnë vendimin e Qeverisë do t’i nënshtrohen gjobave shumë të larta, që janë nga 800 deri në 10 mijë euro, në varësi të madhësisë së subjektit ekonomik.
