Çmimi i bukës ngrin në 33 denarë/ Disa kompani nuk i zbritën çmimet e produkteve

TË FUNDIT

Edhe përkundër subvencionimit te energjie elektrike, kompanitë nuk i kanë ulur çmimet e produkteve. Andaj kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Qeveria në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin për subvencionim të energjisë elektrike për kompanitë që prodhojnë produkte të ushqimeve bazë. Njoftoi se u vendos edhe ngrirja e çmimit të bukës në 33 denarë.

“Në seancën e sotme të Qeverisë këtë masa e kemi shfuqizuar. Prodhuesit e produkteve bazë të ushqimit do të furnizohen me energji elektrike sipas Ligjit për Energjetikë dhe rregullat për furnizim me energji elektrike. Me votimin e dytë që e sollëm në seancën e sotme e ngrijmë çmimin e bukës së bardhë dhe bukës gjysmë të bardhë në 33 denarë me 450 gram.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Gjatë ditës së djeshme nga industria e bukës kërcënuan se nuk do të prodhohet bukë nëse ngrijnë çmimet.

“Kështu që sot u soll vendim nga të gjithë njëzëri bashkë edhe me odat tjera që ishin prezent se ditën kur do të del vendimi për ngrirjen e çmimit në gazetën zyrtare nga dita e ardhshme nuk do të prodhohet bukë dhe nuk do të furnizohet tregu.”- tha Goran Malishiq, Kryetar i Shoqatës së Fabrikave të Bukës.

E për këtë u përgjigj ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“Nuk është fer nuk është transparente që tregohen të pavërteta për shkak se janë kontrolluar nga institucionet kompetente. Edhe kryetari i grupacionit. Njeri nga të dytë që doli në konferencë si pronar i një kompanie të madhe që prodhon bukë ka çmime momentalisht nën 33 denarë të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë. Dhe kjo është vërtetuar nga inspektorati i tregut kështu që mos të krijojmë histeri të panevojshme te qytetarët.”- deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Megjithatë Bekteshi paralajmëroi që do të rikrijohen masa të reja nga qeveria të cilat do të implementohen nga muaji prill, dhe se ato do t’u jepen drejtpërdrejt qytetarëve, e jo përmes kompanive.