Çmimet e naftës sot kanë kaluar mbi 115 dollarë për fuçi në hapjen e tregjeve në Azi, ndërsa vazhdojnë sulmet ajrore në vendet e Lindjes së Mesme, më shumë se një muaj pas fillimit të luftës në Iran, përcjell TV21. Çmimi i naftës së papërpunuar të tipit “Brent” ka arritur në 115.84 dollarë, që paraqet një rritje prej 2.9% krahasuar me çmimin e së premtes, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Para 28 shkurtit, kur nisën sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, çmimi i kësaj nafte ishte rreth 72 dollarë për fuçi. Javën e kaluar, nafta “Brent” arriti kulmin prej 118 dollarësh për fuçi më 19 mars, ndërsa të premten pasdite ishte pak nën 112 dollarë, duke mbetur dukshëm më e lartë krahasuar me periudhën para nisjes së luftës.
