Çmimet e “kripura” të biletave, stadiumi “Air Albania” nuk mbushet

TË FUNDIT

Në “Air Albania Stadium” është duke u luajtur finalja e Conference League, mes Romës dhe Feyenoord.

Pavarësisht kërkesave të mëdha por dhe ankesave të tifozëve se është ambient i vogël, në foto shihet se disa ulëse kanë mbetur bosh.

Karriget e mbetura bosh mund të jenë të tifozëve të cilët nuk janë lejuar të futen në stadium për shkak të problematikave të shumta që pati një ditë më parë, ose “shitësve” u kanë mbetur në dorë biletat pasi askush nuk ka dashur t’i blejë me çmime të kripura.