Çmimi i Eurosuper Bs-95 dhe Eurosuper Bs-98 do të shtrenjtohen për gjysmë denarë, ndërsa dizeli dhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri do të mbesin të pandryshuara kështu vendosi sot Komisionit Rregullator për Energjetikë, raporton TV21.
Eurosuper Bs-95 do të shitet për 67 denarë për litër, ndërsa Eurosuper Bs-98 do të shitet për 69 denarë për litër.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetike, çmimi i dizelit do të mbes i pandryshuara dhe do të shitet për 62 denarë për litër, gjithashtu edhe çmimi i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri do të mbes i pandryshuar dhe një litër do të shitet për 50.50 denarë.
Çmimi i Mazutit do shitet më lirë për 0.122 denarë dhe në shtatë ditët e ardhshme do të shitet për 32.832 denarë.
