Komisioni Rregullator për Energjetikë bëri të ditur se nga mesnata do të ketë ulje të çmimit të benzinave nga një deri në një denarë e gjysmë, ndërsa çmimi i dizeliz dhe Vajit Ekstra të leht për amvisëri do të mbetet i pandryshuar.
EuroSuper Bs-98 do të shitet për 1.50 denarë më lirë dhe një litër do të shitet për 68.50 denarë, ndërsa EuroSuper Bs-95 do të shitet për 1 denarë më lirë dhe një litër do të shitet për 66.50 denarë për litër.
Çmimi i mazutit është ulur për 0.740 denarë në raport me çmimin paraprakisht të përcaktuar, mazuti do të shitet me çmim prej 32.954 denarë.
