Çmime më të larta të ushqimeve, vaji shtrenjtohet për rreth 20 denarë

TË FUNDIT

Vaji për ushqim, mielli, sheqeri, buka dhe vezët sot po shiten me çmim të ri, më të lartë, pasi sot ka skaduar afati për marzhet tregtare të vendosura nga Qeveria.

Vaji që deri dje shitej me çmim prej 135 denarëve për litër, tani shitet me çmim prej 156 deri në 163 denarë, ndërsa çmimi i ri i miellit të llojit 400 tani varion nga 54 deri në 60 denarë për kilogram.

Sheqeri shitet me çmim prej 55 deri në 60 denarë për kilogram, kurse paketimi me 10 vezë shitet me çmim prej 90 deri në 110 denarë.

Ndryshime të çmimit ka edhe te orizi, ku një kilogram i llojit që deri dje është shitur për 66 denarë, sot kushton 76 denarë.

Ndryshe, rritje automatike të çmimeve ka edhe te derivatet e naftës, gazit dhe benzinës si rezultat i kthimit të normës së TVSH-së nga 10% në 18%, si rrjedhojë Eurosuper BS-95 shitet për 104,00 denarë për litër, Eurosuper BS-98 – 106,50 denarë, Eurodizel BS (D-E-V) – 95 denarë, Vaji Ekstra i lehtë – 93 denarë.