CMG: “Quad” me planet e veta politike

TË FUNDIT

Ditët e fundit, udhëheqësit e katër vendeve që përkatësisht janë ShBA-ja, Japonia, India dhe Australia morën pjesë në një videosamit, i cili është takimi i parë i tyre pas krijimit të mekanizmit “Quad”. Megjithëse në deklaratën e publikuar pas mbledhjes nuk përmendet drejtpërdrejt Kina, analistët ndërkombëtarë janë të mendimit se përmbajtja e deklaratës shfaq shënjështrim të theksuar kundrejt Kinës. Në një lajm të Radios Kombëtare Publike të ShBA-së(NPR), samiti synon “thellimin e kundërvënieve aleate ndaj Kinës”.


Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës botoi një koment ku thuhet se katër palët kanë plane të veta politike. Siç tha Gregory Poling nga think-tanku amerikan, Qendër për Studimet Strategjike dhe Ndërkombëtare(CSIS), katër vendet, duke marrë parasysh interesat vetjake, u japin parësi çështjeve të ndryshme. Si për shembull, ShBA-ja dhe Japonia u kushtojnë çështjeve të Deteve të Kinës Jugore dhe Lindore. Australia preokuptohet edhe për Paqësorin Perëndmor. Kurse për Indinë, ky mekanizëm duhet t’i shërbejë problemit të Paqësorit Indian.


Së dyti, interesat ekonomike e vështirësojnë udhëheqjen e ShBA-së në këtë mekanizëm. Kina është partnerja më e madhe tregtare e Japonisë, Indisë dhe të Australisë. Ndërmarrjet japoneze të gjysmëpërçuesve zëvendësuan menjëherë tregun e homologëve amerikanë gjatë luftës tregtare Kinë-ShBA. India po shpejton miratimin e dhjetëra projekteve të investimeve kineze. Ndërsa, Australia po dërgon pandërprerë sinjalet për të rifilluar eksportin e drurit dhe të xeherorit të hekurit në Kinë.

“Përveç këtyre, ngritja e ndikimeve të ShBA-së në oqeanet Indo-Paqësore nuk mund të bëhet pa mbështetjet e vendeve anëtare të ASEAN-it. Por tani, tensionet në Detin e Kinës Jugore janë zbutur, është nënshkruar marrëveshja rajonale e tregtisë së lirë RCEP, bashkëpunimi rajonal po ofron mundësi të mëdha zhvillimi.