Gjatë vitit 2020, pandemia COVID-19 goditi rëndë mbarë globin, ndërkohë Kina dhe Evropa kanë mbështetur njëra-tjetrën dhe kanë zhvilluar aktivisht bashkëpunimin përballë epidemisë. Trenat e mallrave midis Kinës dhe Evropës janë ngarkuar me materiale për të përballuar pandeminë si dhe mallra import-eksporti, duke u bërë ura midis dy tregjeve për tregtinë dhe jetesën, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG).
Viti 2020 është gjithashtu 45-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe BE-së. Me këtë rast, bashkëpunimi pragmatik është bërë rryma kryesore në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Këtë vit, Kina u bë për herë të parë partneri tregtar numër një i BE-së, të dyja palët nënshkruan Marrëveshjen mbi Treguesit Gjeografikë dhe vendosën të krijojnë mekanizmin e dialogut të nivelit të lartë për zhvillimin e gjelbër dhe digjital. Aktualisht, grupet e bisedimeve për Marrëveshjen e Investimeve midis Kinës dhe BE-së po punojnë efektivisht për arritjen përfundimtare. Një sërë rezultatesh bashkëpunimi midis dy palëve vërtetojnë me të dhëna të plota se Kina dhe Evropa janë dy forcat e mëdha të mbështetjes së njëra-tjetrës, komentoi CMG-ja.
Viti 2020 dëshmon gjithashtu se Kina dhe BE-ja janë dy forcat që sigurojnë një botë më të sigurt dhe më të lulëzuar. Ndër dhjetë lajmet ndërkombëtare të vlerësuara nga Grupi Mediatik i Kinës, gjashtë kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ngushtë midis Kinës dhe Evropës dhe ky bashkëpunim i ngushtë në çështjet ndërkombëtare i lëshoi botës sinjalin e qartë: duhet të mbrojë dhe të zbatojë multilateralizmin për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore, përmirësimin e qeverisjes globale dhe për realizimin e objektivave të zhvillimit të vazhdueshëm.
Në vitin 2021, që po troket, popujt e vendeve të ndryshme shpresojnë të hapet së shpejti kapitulli i ri pas pandemisë. Për këtë, Kina dhe Evropa duhet të vazhdojnë përpjekje të përbashkëta, komentoi CMG-ja.
