CMG-ja: Ekonomia kineze po ndihmon mëkëmbjen botërore

TË FUNDIT

Niveli i PBB-së së Kinës për vitin 2020 ka kaluar mbi 100 trilionë juanë, duke arritur në 101.6 trilionë juanë, 2.3% më shumë se një vit më parë… Të dhënat e publikuara nga autoritetet kineze për rritjen ekonomike në 2020-n janë vlerësuar nga mediat e huaja si një arritje që tejkalon parashikimet.

Në një kohë kur COVID-19 po përhapet në mbarë botën, ekonomia botërore është në rënie të lirë, ekonomia kineze është në mëkëmbje të qëndrueshme dhe parashikohet të jetë ekonomia e vetme kryesore e botës që shënon rritje pozitive. Kjo ka një rëndësi të madhe edhe për ekonominë botërore. Bloomberg tha se që rritja e Kinës po ndihmon mëkëmbjen e ekonomisë globale.

Vënia e shpejtë nën kontroll e epidemisë, rifillimi i shpejtë i punës dhe prodhimit dhe realizimi i shpejtë i rritjes pozitive… këto 3 “të shpejta” të ekonomisë kineze në vitin 2020 kanë lënë një përshtypje të thellë për botën.

Vlen të përmendet që edhe pse është goditur nga epidemia, industritë e reja, gjendja e re e prodhimit dhe produktet e reja po zhvillohen shpejt në Kinë, duke treguar që struktura industriale e Kinës po përmirësohet vazhdimisht.

Krahas këtyre, investimet në sektorët e teknologjisë së lartë dhe në sektorë shoqërorë kanë patur rritje me mbi 10%. Kjo ka treguar përparime të reja në rregullimin e strukturës së kërkesave.

Kina e di mirë që përpara rreziqeve dhe sfidave, askush nuk mund të jetë i qetë. Prandaj, ajo i ka paraqitur botës projektin e zgjidhjes “komuniteti i fateve të përbashkëta të njerëzimit, realizimi i bashkëfitimeve dhe shpërndarjes së përbashkët”. Në vitin 2020, me vepra dhe mjete konkrete, Kina ka plotësuar kërkesat e popujve të botës për mallra kundër epidemike dhe punë nga shtëpia, duke luajtur rol të rëndësishëm për stabilizimin e zinxhirit global industrial dhe të furnizimit dhe për nxitjen e mëkëmbjes ekonomike botërore.

Në vitin e kaluar, shpejtimi i ndërtimit të portit të tregtisë së lirë në Hainan, nënshkrimi i marrëveshjeve të partneritetit të gjithanshëm rajonal, përfundimi i bisedimeve të marrëveshjeve të investimeve Kinë-BE… Një Kinë që po hapet pandërprerë po sjell shans më të madh për botën dhe po injekton energji më të madhe ndaj globalizimit ekonomik.