“Ç’KYÇU NGA TELEFONI DHE LEXO”, ME AUTOBUS “DIREKT” NË PANAIR TË LIBRIT

TË FUNDIT

“Me autobus jemi nisur për në panairin e librit në Shkup. Për të arritur më lehtë atje, ndërmarrja për qarkullim publik ka lëshuar dy linja speciale, të përkohshme , që të çojnë direkt në sallën “Boris Trajkovski” ku po mbahet për herë të dytë panairi”, Almedina Ismajli, gazetare.

Këtë vit përsëri, shtëpitë botuese do të ofrojnë botimet e tyre të fundit. Ndërkaq disa nga qytetarët në panair po shkojnë me transport publik, me linjat speciale që të shpijnë në “Boris Trajkovski”. Studentët u shprehën të kënaqur që kanë mundësi që me autobus mund të shkojnë në manifestimin e sivjetshëm “Panairi i librit”. E për zhanrin e librave ato kanë shije të ndryshme.

“Fakti që kanë lëshuar këtë linjë vetëm për të na dërguar, nuk e dija më informoi nëna në mëngjes, mendoj se është super. Më pëlqen të lexoj fantazi, romantikë, më shpesh edhe këtë zhanër kërkoj. Çdo vit ka libra shumë të bukura motivuese nga shtëpi botuese fenomenale”, tha një student.

“Po shkojmë për herë të parë. Më shumë triler dhe literaturë profesionale, shpresojmë të gjejmë diçka”, tha një studente.

“Po, më lehtë do të arrijmë me autobus. Njëjtë literaturë profesionale, triler”, tha një tjetër studente.

Shoferi i linjës 100, thotë se pak qytetarë po e shfrytëzojnë këtë autobusin. Sipas tij kjo po ndodh për shkak se është dita e parë dhe qytetarët ende nuk janë të informuar.

“Në turrin e parë vetëm dy udhëtuan për në sallën “Boris Trajkovski”, këndej nuk pati asnjë. Tani përsëri në turrin e dytë ka 4-5 persona. Sot është dita e parë, ndoshta nuk janë të informuar”.

Përfaqësuesit e shtëpive botuese presin shumë lexues, e disa thonë se numri i lexuesve po zbehet. Ndërkaq në të gjitha shtëpitë botuese ka lirim nga 20 deri në 70%. Ato paralajmëruan se përveç librave do të ketë mysafirë ekskluziv gjatë ditëve në vazhdim, dhe takime me autorë nga vendi edhe të huaj.

“Është fillimi, ende nuk ka ndonjë fluks të madh, por jemi të kënaqur. Kemi zbritje nga 20, 30%, kemi 22 botime të reja që do t’ia ofrojmë lexuesve këtë panair dhe shumica janë psikologjik”, u shpreh Ollga Kostoska, shtëpia Botuese Gjurgja.

“Për fat interesi për librin po rritet vazhdimisht, kjo për ne është motiv shtesë të punojmë edhe më shumë. Për këtë arsye në këtë panair kemi promovuar 400 tituj”, theksoi Tatjana Dimovska Atanasova, shtëpia Botuese, Ars Lamina.

Panairi i librit në Shkup” është një manifestim në të cilin marrin pjesë shtëpitë botuese të mirënjohura maqedonase, por edhe ata nga rajoni, veçanërisht nga Hungaria, Serbia, Kosova dhe Shqipëria. Hungaria do të paraqitet si një vend në qendër të Panairit të librit të vitit 2019. Orari i punës së Panairit është nga ora 10:00 deri në 20:00 dhe çmimi i biletës është 30 denarë. Edicioni i 32-të i Panairit fillon nga sot dhe zgjatë deri më 14 maj.

Përgatiti: Almedina Ismajli