Çka pret Mustafa nga takimi i Brukselit?

TË FUNDIT

Shefi i ekzekutivit të Kosovës, Isa Mustafa, pret që në bisedimet e sontme në Bruksel me homologun serb, Aleksandar Vuçiq, të arrijnë marrëveshje për kodin telefonik, lëvizjen e lirë mbi urën e Ibrit dhe energjetikën.
Ai këto pritje i ka bërë të ditur në një postim në facebook:

“E nisëm dialogun sonte, me pritje për të përcaktuar agjendën e temave që do ti trajtojmë në të ardhmen. Po punojmë që institucionet e Kosovës sa me shpejtë të veprojnë në plotesinë e tyre ne pjesën veriore të vendit. Të gjendet zgjidhje për kodin telefonik, lëvizjen mbi urën e Ibrit, energjetiken. Te gjitha këto zgjidhje do të jenë në dobi të qytetarëve tanë, të të gjitha etnive, dhe ura qe na lidhin me familjen evropiane”, ka shkruar Mustafa në Faceboook.