Çka i tha Borrelli Kurtit dhe Vuçiqit gjatë sesionit të fotografisë?

TË FUNDIT

Para nisjes së takimit në Bruksel, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell e ka pyetur Kryeministrin Albin Kurti për ato që ia ka thënë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në takimin e djeshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha dje, Pas takimit me Presidentin serb, Aleksandër Vuciq, pastaj pas takimit me Kryeministrin Kurti se NATO-ja do të intervenojë nëse është e nevojshme, duke iu referuar tensioneve të fundkorrikut në veri.

Borrell shfrytëzoi rastin gjatë fotografimit me Kurtin t’i përmend deklaratat e sekretarit të NATO-së.

Borrell i thotë Kurtit se ka lexuar mediat për ato që ia ka thënë Stoltenberg, për intervenimin “nëse është i nevojshëm”. Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, duke qeshur tha se “ndërhyrja s’do të jetë e nevojshme”.

Kryeministri Kurti i thotë “edhe unë shpresoj ashtu”.

Ndërsa Borrell e ka pyetur presidenti serb Aleksandar Vuçiq se si i shkoi vizita kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez në Beograd?

“Ishte e mrekullueshme”, u përgjigj Vuçiq.

Spanja është një ndër pesë vendet e Bashkimit Europian që vazhdon të mos e njohë Kosovën. Sanchez, i cili ishte në rajon për vizita zyrtare, ka anashkaluar Kosovën, derisa në Tiranë ka thënë se nuk pajtohet me Shqipërinë për çështjen e Kosovës ./21Media