Çka e shkaktoi shembjen e rrugës në autoudhën Mitrovicë-Prishtinë?

TË FUNDIT

Një pjesë e autoudhës Mitrovicë-Prishtinë sot është mbyllur për qarkullim, pas shembjes së asfaltit në atë rrugë. Rruga është shembur shkaku i gërryerjes afër rrugës nga një kompani private. Ende nuk dihet se sa është dëmi i shkaktuar, deklaroi për portalin rtv21.tv drejtori i departamnetit të menaxhimit të rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Malë Lokaj.

Ai është shprehur se në vendngjarje ka dalur inspektorati i rrugëve për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga shembja e rrugës. I pyetur se kush do ta paguajë rregullimin e rrugës së dëmtuar, Lokaj për rtv21.tv deklaroi se kur të vërtetohet nga gjykata, dëmi do të paguhet nga pala e tretë që e ka shkaktuar dëmin.

Megjithatë, ai tha se si ministri do të përpiqen që të rregullojnë dëmet sa më parë. Shembja e rrugës ka ndodhur me 31 dhjetor 2020, derisa reshjet kanë bërë që shembja e rrugës të thellohet. Sipas Lokajt, segmenti i rrugës është shtruar para 7-8 vitesh.

Rtv21 ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ju sjellë pamje nga çarja e rrugës./21Media Të ngjajshme​Shembja e rrugës, nga MIA thonë se nesër dalin në vendngjarje

https://www.facebook.com/677761332321676/videos/254127646112046