OJQ “Civil” vlerëson si antikushtetues propozim – ligjin për ndalim të publikimit të materialeve nga përgjimi i paligjshëm të komunikimeve. Në kumtesën e sotme për opinionin, “Civil” thotë se propozimi është dëshmi flagrante nga qëllimet dhe relacionin e partive në pushtet ndaj mbarë procesit dhe negociatave për tejkalimin e krizës politike në vend.
“Civil”, siç thuhet në kumtesë, edhe një herë kategorikisht drejton kërkesë deri te partitë në pushtet të kthehet në procesin negociues dhe të respektojnë afatet e përcaktuara në marrëveshje, duke kërkuar prej tyre të ndalojnë menjëherë të gjitha aktivitetet që shkelin këtë marrëveshje, me çka zvogëlojnë gjasat minimum për sigurimin e zgjedhjeve të lira në vitin 2016.
