Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën e krijuar
Çitaku ka shkruar se “Qeveria janë pronarë të vendimeve e gabimeve”.
Ajo shton se “diskurti përçarës, i ndihmon vetëm armiqtë e Kosovës”.
“Ministrja e Drejtesise sulmon opozitën. Kryeministri personalizon krizën e krijuar. E nderuara qeveri, nga kriza me sindikatat deri tek kriza në marrëdhëniet me aleatë, ju jeni pronarë të (pa)vendimeve. Por edhe gabimeve. Diskursi përçarës i ndihmon vetëm armiqët e Kosovës”, përfundon shkrimi i Çitakut./21Media
