Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku përmes një shkrimi në Facebook e ka cilësuar si akt terrorist sulmin me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Kosovës, ku deri tani janë konfirmuar tre të vdekur.
“E tronditur deri në palcë. Ajo çka ka ndodhur sonte në Deçan është akt terrorist. Ngushellime familjarëve të viktimave. Organet e rendit duhet urgjentisht të angazhohen e ta zbardhin këtë sulm”, ka shkruar Çitaku.

