Ish-kryeministri i Greqisë dhe nënshkruesi i Marrëveshjes së Prespës, Aleksis Cipras, për TV21, tha se arritja e Marrëveshjes së Prespës nuk ishte procedurë e lehtë.
“Ishte një procedurë e vështirë, e dhimbshme, kemi pasur shumë takime, takime të vështira. Përpara, prapra….”, u shpreh Cipras.
Gjatë intervistës, Cipras kujtoi edhe momentet e vështira.
“Më kujtohet, karakteristikisht, se në një moment u gjendëm në një situatë të pashpresë. Nëse më kujtohet saktë, kishte pafuqi në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës. Në një moment, unë dhe Zaevi miqësisht thamë se bëmë atë që mundëm, asnjë zgjidhje nuk mund të gjendet, kemi punuar me ndershmëri, por ndoshta një herë tjetër…”, shtoi Cipras.
