Cima tregon për gjendjen e tij shëndetësore

TË FUNDIT

Humoristi i njohur Rasim Thaçi-Cima, ka falënderuar të gjithë qytetarët që i dolën në ndihmë dje, kur i nevojitej gjak nga personat që kanë kaluar COVID-19.

Tutje ai ka treguar se për momentin është në okigjeno-terapi dhe se gjendjen e ka stabile.

“Ju falënderoj nga zemra që vazhdimisht po thirrni e shkruani në adresat e familjes sime. Për momentin jam në oksigjeno-terapi, gjendjen e kam stabile dhe dalë ngadalë po e marr veten falë doktorrëve që nuk po ngurrojnë e nuk po kursehen as në atom të fundit, po ashtu duke ju falënderu nga zemra edhe ju të dashun që keni shpreh gadishmerinë tuaj për dhurimin e gjakut, ku u detyruam të bëjmë thirrje publike pasi që Plazma të gjakut nuk kishte në Transfuzion dhe se ishte e nevojshme patjetër , si për mu po ashtu dhe për shumë pacient të tjerë që janë të shtrirë. Për hirë të korrektisë , u lajmërova për gjendjen time , dhe mos të bini pre e mashtrimeve nga disa njerëz dashakeq , që nuk i’a dojnë mirën as vetit”, ka shkruar Cima në postimin e tij në Facebook./21Media