Cilit po i dërgon porosi Remzi Mehmedi i ASH-së?

TË FUNDIT

Remzi Mehmedi nga dega e Kërçovës së Aleancës për Shqiptarët ka vazhduar të komentojë zhvillimet e fundit në Bashkimin Demokratik për Integrim.

Flet për përçarjen në parti, që sipas tij, ka për qëllim të mbajë peng opinionin e gjerë, që më pas të bashkoheshin në kohë zgjedhjesh.

“Ishin vite të arta ata për BDI-në (DUI), sigurisht të errëta për shqiptarët, koha kur e ndanin veten në dyshe, në “të kënaqur” dhe “të pakënaqur”, dhe me këtë lojë mbanin peng opinionin e gjerë, tërhiqnin vëmendjen e opinionit dhe në kohë zgjedhjesh bashkoheshin. Ky “bashkim” tërhiqte vëmendje të jashtëzakonshme, sa që “opozitën e kohës” e linte ne plan të tretë dhe fitorja e tyre ishte e padiskutueshme. Mirëpo sot për opozitë është ALEANCA PËR SHQIPTARËT dhe lojërat e njëjta nuk kalojnë në opinionin e gjerë. Ndryshimi nuk është LUKS por DOMOSDOSHMËRI”, ka deklaruar Mehmedi.

Ai dje foli edhe për ideale.

“Kur shumicën i bashkon apo ndan ideali dhe nderi, një grup profiterësh të përhershëm i ndan apo bashkon vetëm interesi dhe tenderi”, shkroi më tej, Mehmedi.

Ndërkaq, në BDI tashmë ka një kohë të gjatë po zhvillohen përplasje mes grupeve të ndryshme. /TV21