Po debatohet për tema të ndryshme ekonomike në “Click Plus” në TV21, me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.
Ndër të tjera u fol edhe për autostradën Ohër – Kërçovë dhe problemin pse ende nuk është gati. Bytyqi thotë se ka para, por se ka një problem tjetër.
“Paratë nuk janë problem për autostradën Kërçovë – Ohër, por mungesa e kapaciteteve institucionale për realizimin e projekteve. Nuk dua të kërkoj alibi, kur bëmë aneksin e fundit për autostradën, ajo që diskutuam me kontraktorët ishte që do të marrim të dyja palët të përmbushin që të punojnë. “Në korrik 2021 kanë qenë 71 projekte infrastrukturore të pa miratuara nga institucionet”, ka thënë Bytyqi.
