Ngjyra e shtëpisë është një shkak i cili na ndihmon për të qenë të qetë dhe mirë me veten. Sipas një studimi të fundit rezulton se ngjyra që ne i japim shtëpisë ka një ndikim të dukshëm në shëndetin tonë.
Në bazë të ngjyrës identifikohen dhe problemet që lindin, siç mund të përmendim ngjyrën e hapur dhe mbajtja e dritave ndezur dëmton ciklin natyral të gjumit dhe krijon shqetësime gjatë tij.
Ngjyra portokalli dëmton gjendjen tonë mendore duke shkaktuar stres, ndërsa ngjyra e kuqe shkakton ankth të vazhdueshëm pothuaj te të gjithë njerëzit.
Ndërkohë një tjetër efekt i ngjyrave është dhe fakti se ato shtojnë oreksin duke iu bërë që të hani shumë dhe të shtoni në peshë.
Studiuesit kanë arritur në konkluzion se ngjyra më e mirë për një ambient shtëpie është bluja e hapur ose e kaltër si dhe ngjyra klasike dhe e bardha.
