CIIE organizon ngjarje promovuese për të tërhequr ndërmarrjet e huaja

TË FUNDIT

Ekspozita e katërt Ndërkombëtare e Importit të Kinës (CIIE) organizoi ngjarjen e saj të parë promovuese për ndërmarrjet e huaja, duke tërhequr më shumë se 100 ndërmarrje gjermane.


Liu Fuxue, zëvendësdrejtori i Zyrës së CIIE-së, tha se organizatorët po tërheqin në mënyrë aktive ndërmarrjet e huaja përmes veprimtarive promovuese në internet dhe seancave të regjistrimit për të kompensuar ndikimin negativ të pandemisë COVID-19.


“CIIE-ja ka dëshmuar se është një platformë e rëndësishme biznesi për kompanitë në të gjithë botën në shfaqjen e ekspertizës së tyre në tregun kinez,” tha Jan Jovy, menaxher i përgjithshëm i “AHK China”, i degës së Shangait.


“AHK China” ka hapur një pavion të përbashkët për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme gjermane për pjesëmarrjen në ekspozitë tre vitet e fundit, duke u sjellë atyre popullaritet dhe ekspozim më të madh, shtoi Jovy.


Rreth 170 ndërmarrje gjermane morën pjesë në ekspozitën e vitit të kaluar, me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 18 mijë metra katrorë, sipërfaqja më e madhe ndër mesin e vendeve evropiane.
Deri tani, qindra kompani janë regjistruar për të edicionin e katërt të CIIE-së, që do të mbahet në Shangai nga 5-10 nëntorin e këtij viti.