Operacioni është zhvilluar në një banesë në Selanik, të marrë me qira përmes platformës Airbnb. Dy të arrestuarit janë një çift shqiptaresh. Burri i quajtur Adrian i njohur si Ari dhe gruaja me emrin Nela. Ata janë kapur gjatë kohës që po zhvillonin takim me dy kroatët, njëri prej të cilëve arriti të arratisej teksa u hodh nga ballkoni. Droga ishte fshehur ne arusha lodër siç duket edhe në videon e sekuestrimit nga policia greke të 324 kg kokainë e pastër në 250 pako.
Kokaina e sekuestruar ishte e pastër dhe nëse përzihej fitimi do të trefishohej duke shkuar deri në 100 mln euro. Policia dyshon se një ngarkesë e dytë po bëhej gati të vinte nga Amerika Latine, por tashmë kjo gjë pritet të anulohet pas arrestimit të drejtuesve të grupit.
Pas çiftit shqiptar janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë një shtetas grek dhe 2 serbë. Sipas agjentëve të Policisë, organizata ka lidhje me degë të saj në disa vende Europiane.
















