Banka Komerciale e përfundoi vitin 2020 me një bruto fitim në vlerë prej 2,067.1 milionë denarëve. Pas llogaritjes së tatimit në fitim prej 155.1 milion denarë, neto fitimi i bankës është 1.911.9 milion denarë ose rreth 31 milion euro.
Aksionarët e bankës që në fillim të vitit morën vendim për përdorimin dhe shpërndarjen e fitimit të pashpërndarë në vlerë prej 1,911.9 milion denarë dhe përcaktuan dividentin për aksionet e zakonshme në vlerë prej 60% të vlerës nominale të aksionit, pra 600 denarë për aksion.
Për shkak të kufizimeve nga Bankës Popullore, pagesa e dividentës është prolonguar, por pasi që ndalesa pushoi së qeni i vlefshëm këto ditë, Banka Komerciale njoftoi se pagesa do të fillojë më 24 gusht. Dita e fundit për tregtim me të drejtë për dividentë është 9 gusht.
Banka Komerciale ka 5207 aksionarë. Numri i përgjithshëm i aksioneve është 2 279 067. Aksionari më i madh është Adora Engineering. Kompania ndërtimore në pronësi të Vanço Çifliganec së bashku me personat e tjerë posedon gjithsej 341,860 aksione të zakonshme, përkatësisht ka pjesëmarrje prej 14.9999% në kapitalin aksionar të Bankës Komerciale SHA Shkup.”
Kjo do të thotë që nëse marrim parasysh se një aksion kushton 600 denarë, nga dividenta nga e Bankës Komerciale si pronar më i madhe Adora do të fitojë 3.3 milionë euro.
Adora Engineering së bashku me ZSF-KOM SHAKPNJ ishin blerësit më aktivë të aksioneve në muajt e fundit. ZSF-KOM, kompania ndërtimore e biznesmenit Fatmir Etemi, së bashku me personat e tjerë posedon gjithsej 72,999 aksione të zakonshme, pra ka pjesëmarrje prej 3.2% në kapitalin aksionar të Bankës Komerciale SHA Shkup. Kjo do të thotë se në bazë të dividentit, konkurrenti i Çifliganecit, Etemi do të përfitojë 712 mijë euro.
Përndryshe, paratë e mbetura rreth 9 milionë euro banka do t’i vendosë në rezervë, një pjesë për investime.
Për shkak të rritjes së kapitalin të përgjithshëm të bankës dhe vlerën kontabël të aksioneve të bankës, aksionarët vendosën që një pjesë të fitimit në vlerë prej 294.5 milionë denarë të ndajnë për rezerva. Gjithashtu, një pjesë e fitimit në vlerë deri në 250 milionë denarë shpërndahet në fitimin e pashpërndarë për investimet në vitin 2021. Aksionarët sollën vendim që edhe fitimet e pashpërndara nga viti 2018 në vlerë prej 323 milionë denarë t’i riorientojnë në rezervat e Bankës”, transmeton biznis21.mk
Burimi: www.pari.com.mk