Chelsea përforcon vendin e katërt

TË FUNDIT

Chelsea ka arritur ta mposht rivalin londinez, Fulham në kuadër të xhiros së 34-të të Premierligës.

“The Blues” ishin nën kontroll pothuajse gjatë gjithë takimit.

Goli i parë u shënua nga Havertz në min 10’ pas një asistimi nga Mount.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të vendasëve.

Në pjesën e dytë, Havertz realizoi sërish pas një asistimi të Werner.

Ky ishte goli i dytë për Havertz në këtë takim dhe i katërti gjithsej këtë sezon në Premierligë.

Rezultati përfundimtar, Chelsea 2-0 Fulham.

Tani Chelsea ka 61 pikë dhe është në pozitë të mirë për të siguruar një nga katër vendet e para.

TË NGJAJSHME